Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Arbër Havollin dhe e ka dënuar me 20 vjet burgim për vrasjen e 6 shtatorit 2025 në Llapashticë të Epërme të Podujevës.
Për veprën penale “Vrasje”, Havolli është dënuar me 19 vjet burgim, ndërsa për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, është dënuar me dy vjet burgim. Gjykata i ka bashkuar këto dënime dhe ndaj tij ka shqiptuar dënim unik prej 20 vjetësh burgim.
Në dënimin me burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Havolli është obliguar gjithashtu t’i paguajë shpenzimet e procedurës penale, përkatësisht 150 euro për paushallin gjyqësor dhe 50 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të tij.
Edhe
30 vjet burgim për autorin e vrasjes në Prizren në shtator të vitit 2023
Havolli ishte arrestuar më 23 tetor 2025.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Havolli akuzohej se më 6 shtator 2025, rreth orës 19:30, në rrugën “Hysen Havolli”, në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës, me dashje për ta privuar nga jeta B.S., ishte afruar te vetura e viktimës, e cila ishte e ndalur skaj rrugës, përballë marketit “Havolli”. Sipas aktakuzës, pas një bisede me viktimën, Havolli kishte shtënë nëntë herë me armë zjarri në drejtim të tij, duke e privuar nga jeta.
-
Vrasësit të bashkëshortes i ndryshohet vendimi, nga burgim i përjetshëm në 30 vjet
-
Supremja ia ul dënimin Edmond Lajçit, nga burg i përjetshëm në 30 vjet burgim
-
Skënder Krasniqi dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen në Lipjan
-
Vrasje e dyfishtë në Podujevë, e dyshuara në gjendje të rëndë, motivi ende i panjohur