Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rodriguez flet për rekordin që mban Xhaka te Zvicra

Xhaka - Rodriguez

Ricardo Rodriguez mund të bëjë paraqitjen e 150-të për Zvicrën. Rekordin me 152 ndeshje e mban kapiteni Granit Xhaka.

Rodriguez ka folur të dielën për rekordin që mban Xhaka te helvetikët.

“Nuk është problem. Jam i lumtur që të dy jemi atje lart. Kemi arritur shumë së bashku, për shembull, jemi bërë kampionë bote me U17. Nuk më intereson kush është i pari dhe kush i dyti”, ka thënë Rodriguez.

Xhaka i mungon Zvicrës për shkak të lëndimit. Por mbetet lojtari me më së shumti paraqitje.

Rodriguez luan për Zvicrën nga viti 2011.