Pesë pushkë gjysmautomatike janë sekuestruar të dielën në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës, e dyshohet se janë përdorur për gjueti.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i ka thënë KOHËS se i kanë ndaluar disa persona mbi fshatin Jeshkovë, e pas ndalimit, në automjetet e tyre janë gjetur armët dhe rreth 30 fishekë.
Ndërsa, nga disa të ndaluar të tjerë janë gjetur edhe dy armë të tjera.

Të dyshuarit, sipas tij, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren.

“Armët e gjetura ishin pa leje nga organet kompetente dhe me urdhër të prokurorit janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Dolën për gjueti, policia ua sekuestroi armët në Prizren
-
Pesë raste të gjuetisë së kundërligjshme në Prizren, arrestohen tre persona
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt
-
Arrestohet një i dyshuari për fajde - aksioni i Policisë çon në gjetjen e disa armëve të tij
-
Ndalohen dy persona në Prizren, iu gjetën thikë e elektroshok në veturë