Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve në Varagë të Zubin-Potokut ka gjetur dhe sekuestruar sërish armatim.
Në kontrollin e së dielës janë gjetur dy pushkë gjuetie, dy armë karabinë M48, 1 armë në formë të lapsit kimik, 278 fishekë, 3 thika, 5 emblema, 1 shall maskues, 1 audio incizues, 1 USB, 1 bateri dore, 1 këllëf për pistoletë, 1 rrip brezi taktik, 1 sprej, 3 krehër të zbrazët për fishekë, 1 karikator për pistoletë dhe 1 radiolidhje me adapter.
Policia bëri me dije se kontrolli në një zonë ndërlidhet me sulmin e fundit në kanalin e Ibër-Lepencit.
Sërish bastisje në Varagë, konfiskohen pushkë gjuetie
Edhe të dielën, Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në kanalin e Ibër-Lepencin në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.
Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, ka njoftuar se gjatë këtyre kontrolleve janë kryer bastisje dhe janë konfiskuar tri pushkë gjuetie.
Edhe
Policia gjen armë e municion në tri lokacione në veri
Sipas tij, nuk ka të arrestuar, ndërsa kontrollet janë kryer së bashku me Njësinë Policore K-9.
“Sot kemi pas kontroll të terrenit përgjatë kanalit në Varagë, po ashtu edhe bastisje. Kemi konfiskuar 3 pushkë gjuetie por nuk kemi të ndaluar apo të arrestuar. Kontrolli i terrenit është kryer me njësinë policore K-9, e po ashtu edhe me njësitet tjera policore dhe tashmë ka përfunduar”, ka thënë Elshani.