Një person është arrestuar në Han të Elezit për armëmbajtje pa leje, i raportuar në Polici pasi kanosi vëllain e tij.
Policia i ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, armë gjuetie dhe një pushkë ajrore si dhe 306 copë fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur vëllain e tij. Nga i dyshuari janë konfiskuar: një pistoletë, një armë gjuetie një pushkë ajrore dhe 306 copë fishekë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Han i Elezit, i biri dyshohet se i la dy fishekë në dhomë të babait pas një mosmarrëveshje
-
Arrestohet një person në Han të Elezit, kanosi me armë zjarri një 59-vjeçar
-
Arrestohen dy vëllezër që u rrahën mes vete në Han të Elezit, Policia u gjen armë e fishekë
-
Arrestohet një 16-vjeçar për kanosje me armë në Kaçanik
-
Arrestohet një 31-vjeçar në Ferizaj për kanosje, konfiskohet një armë zjarri