Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një incident në Han të Elezit të shtunën mbrëma, ku një burrë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të birin, ky i fundit ia kishte lënë dy fishekë në dhomën e gjumit.
Policia ka bastisur shtëpinë dhe në dhomën e ankuesit janë gjetur dy pistoleta, 46 fishekë e një thikë.
Djali 25-vjeçar është ndaluar për 48 orë dhe është iniciuar rast për “kanosje”, ndërsa ndaj ankuesit 85-vjeçar është iniciuar rast për "Mbajtje në kontroll, posedim në pronësi të paautorizuar të armës" dhe ai është liruar në procedurë të rregullt.
“Më datë 03.05.2025, rreth orës 19:10, stacioni policor në Han të Elezit ka pranuar një informacion për një incident të ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Han të Elezit. Njësia patrulluese ka reaguar menjëherë dhe pas kontaktit me ankuesin është informuar se i dyshuari, djali i tij 25-vjeçar, për shkak të një mosmarrëveshje kishte lënë dy fishekë në dhomën e tij. Në vijim të hetimeve dhe me autorizim të prokurorit, është realizuar bastisja e shtëpisë. Gjatë kontrollit në dhomën e ankuesit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: 2 armë zjarri (pistoleta); 46 fishekë; 1 thikë. Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj personit të dyshuar, mashkull, 25 vjeç, është iniciuar rasti "Kanosje" dhe është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Ndërkohë, ndaj ankuesit, mashkull, 85 vjeç, është iniciuar rasti "Mbajtje në kontroll, posedim në pronësi të paautorizuar të armës" dhe ai është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.
-
Arrestohet një 16-vjeçar për kanosje me armë në Kaçanik
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt
-
Ndalohet një 75-vjeçar në Kaçanik për shtënie me armë
-
Arrestohet për dhunë në familje, i gjenden në shtëpi armë e 57 fishekë
-
Arrestohet një i dyshuari për fajde - aksioni i Policisë çon në gjetjen e disa armëve të tij