Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohet një 75-vjeçar në Kaçanik për shtënie me armë

arme

Një 75-vjeçar është ndaluar për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje në Kaçanik. 

Policia njoftoi se të martën në mesditë ka pranuar një ankesë se në fshatin Begrac është dëgjuar një krismë arme e zjarrit. Pas daljes në vendin e ngjarjes është vërejtur një vrimë në kornizën e dritares dhe një tjetër në murin e jashtëm të shtëpisë së një banori.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në konsultim me prokurorin e shtetit, fillimisht është iniciuar shënim zyrtar dhe janë njoftuar hetuesit e stacionit dhe krimteknikët rajonal për ekzaminim të vendit të ngjarjes. Por, sipas Policisë, në terren më pas është dëgjuar edhe një e shtënë tjetër dhe aty kanë identifikuar të dyshuarin. 

“Gjatë hetimeve të njësive policore në terren është dëgjuar edhe një tjetër e shtënë në një distancë të afërt. Pas reagimit të shpejtë, është identifikuar dhe ndaluar një person i dyshuar A.G (75 vjeç), i cili kishte në posedim një armë zjarri (pushkë të gjuetisë), një gëzhojë të përdorur, si dhe një fishek”, njoftoi PK. 

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik për intervistim, ndërsa arma, gëzhoja dhe fisheku janë sekuestruar si prova materiale.

Me vendim të prokurorit të rastit janë iniciuar rastet për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje e armës pa leje”.