Policia e Kosovës ka arrestuar sot një grua në Prizren pasi kishte shkaktuar dhunë në familje dhe kanosje ndaj personit me të cilin ishte duke bashkëjetuar.
Rasti kishte ndodhur gjatë muajit korrik 2021, kur personi kishte pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga e dyshuara duke e kërcënuar me vrasje.
Ky rast ishte iniciuar në polici dhe, nga atëherë e dyshuara ju kishte shmangur zyrtarëve të hetimeve për të dhënë deklaratë në lidhje me veprën penale të kanosjes.
“Andaj sot, e dyshuara S.H. (1981), u ndalua nga hetuesit policor dhe e njëjta u arrestua për veprën penale të kanosjes dhe dhunës në familje, e njëjta është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 ore. Me rastin dhe zhvillimin e hetimeve po merren zyrtarët policor në stacionin Prizren-Veri”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohet një burrë në Merdar, dyshohet se e kanosi një viktimë të fajdesë
-
Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orë, në 4 prej tyre viktima gratë
-
IPK-ja arreston një zyrtar policor të dyshuar për kanosje
-
Ushtroi dhunë ndaj gruas e vajzës së tij e më pas i kërcënoi me vrasje, arrestohet
-
Kanoset me vrasje një grua nga bashkëshorti i saj në Podujevë