Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për kanosje ndaj një viktime të fajdesë.
Sipas njoftimit ai është arrestuar në pikën kufitare në Merdar.
I arrestuari thuhet se i ka kërkuar viktimës që të tërhiqet nga një rast ku i dyshuar për fajde është një familjar i tij.
“I pandehuri i arrestuar, dyshohet se me datë 06.12.2024 ka kanosur viktimën e fajdesë, përmes rrjetit social Facebook, duke i shkruar mesazhe me përmbajtje kërcënuese, duke kërkuar nga i njëjti që të tërhiqet nga deklarata në rastin e fajdesë që kjo prokurori e ka nën hetim. I njëjti ka lidhje të afërta familjare me të dyshuarin, i cili gjendet në paraburgim për veprën penale ‘fajdeja’ nga neni 331 sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.
I pandehuri i arrestuar, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtin, prokuroria thuhet se do të parashtrojë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.
-
Arrestohet një person në Prishtinë, postoi në rrjete sociale koment me përmbajtje kërcënuese
-
Arrestohen tre të dyshuar për fajde në Prizren
-
Arrestohet një 31-vjeçar në Ferizaj për kanosje, konfiskohet një armë zjarri
-
Ia mori 50 mijë euro një gruas duke e shantazhuar, i dyshuari kapet në flagrancë
-
Arrestohet i dyshuari për kanosjen e të miturit me publikim të fotografive