Është arrestuar një person në Prizren mbi dyshimin për dhunë në familje.
Në raportin e Policisë thuhet se gruaja dhe vajza e tij ishin larguar nga shtëpia pas dhunës që u kishte bërë.
Më pas, burri ka shkuar edhe në shtëpinë ku po strehoheshin dhe i ka kërcënuar me vrasje.
“Me datën 11.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpi me datën 08.10.2023 kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, dy viktimave femra kosovare, të cilat si pasojë e dhunës ishin larguar nga shtëpia dhe ishin strehuar përkohësisht te një familjar i tyre. I dyshuari kishte shkuar edhe te ajo shtëpi ku kishin qëndruar viktimat dhe u kishte thënë ejani në shtëpi se pa ju vra të dyjave dhe veten. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.