Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një rreshter policor nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor (me gradën e rreshterit policor) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” lidhur me nenin 33 (ndihma). Hetuesit e IPK-së kanë pranuar informacionet e para rreth dyshimeve për përfshirjen si të dyshuar për këtë zyrtar policor nga Policia e Kosovës. Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë . Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një rreshteri dhe një togeri në dy raste të ndara
-
Arrestohet një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim
-
IPK-ja arreston zyrtarin policor në Prizren nën dyshim për dhunë në familje
-
Rekomandohet suspendimi i një polici, dyshohet për keqtrajtim gjatë një arrestimi
-
Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare