Një rast në Pejë është duke u hetuar për komente fyese në rrjetin social Facebook.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se një ankues në Pejë ka raportuar se një person ka komentuar me disa shkrime duke nxitur përçarje dhe mosdurim. Pas tij, i njëjti thotë se ka pasur komente edhe nga persona të tjerë të cilët kanë përdorur fjalë fyese dhe denigruese duke e mbështetur komentin e personit të dyshuar.
Policia rastin po e heton si nxitje e përçarjes dhe mosdurimit.
Nuk raportohet për intervistim të ndonjë personi e as për arrestim të tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Prishtinë, postoi në rrjete sociale koment me përmbajtje kërcënuese
-
Arrestohet një person në Lipjan, shpërndau përmbajtje ofenduese ndaj një zyrtari policor
-
Arrestohet një i dyshuar për ngacmim seksual në Pejë
-
Kërcënohet një person në rrjetet sociale
-
Një nënë në Pejë ankohet se po përjeton dhunë psikike nga vajza e mitur me probleme psikike