Kronikë

Arrestohet një person në Lipjan, shpërndau përmbajtje ofenduese ndaj një zyrtari policor

Policia e Kosoves

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se në vazhdimësi ka publikuar në rrjete sociale përmbajtje fyese, kërcënuese dhe denigruese ndaj një zyrtari policor.

Sipas njoftimit, arrestimi ka ndodhur të hënën, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “ngacmim”.

“Më 26.05.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në vazhdimësi ka bërë publikime në rrjete sociale me përmbajtje fyese, kërcënuese dhe denigruese ndaj viktimës mashkull kosovar zyrtar policor. I dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.