Një zyrtar policor në Lipjan është bërë objekt kërcënimesh përmes rrjeteve sociale.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është paraqitur më 7 korrik, ku ankuesi, një mashkull kosovar me detyrë zyrtare si polic, ka raportuar se një person i panjohur kishte publikuar një fotografi të tij në rrjetet sociale të shoqëruar me mesazhe kërcënuese, të cilat lidhen me angazhimin e tij profesional.
Policia ka konfirmuar se ka filluar hetimet dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Lipjan arrestohet një person pasi kanosi policinë përmes telefonit
-
Arrestohet një person në Lipjan, shpërndau përmbajtje ofenduese ndaj një zyrtari policor
-
Kërcënohet një person në rrjetet sociale
-
Nisin hetimet ndaj një personi në veri që u prezantua si polic
-
Raportohet e zhdukur një vajzë në Lipjan