Policia e Kosovës njoftoi se ka pranuar informacion për një person që është prezantuar rrejshëm si zyrtar policor.
Rasti ka ndodhur të hënën në Leposaviq, ku thuhet se i dyshuari është evidentuar nëpërmjet mesazheve të shkëmbyera në rrjetet sociale.
Rasti është iniciuar si “prezantim i rremë” derisa po vijojnë hetimet.
“Raportohet se policia përmes rrugëve operative ka pranuar informatë se një i dyshuar mashkull kosovar përmes rrjeteve sociale ka shkëmbyer SMS duke u prezantuar si polic. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Një burrë në veri shoqërohet në polici pasi u vesh si polic
-
Kërcënohet një polic në Lipjan
-
Burri në Leposaviq raporton se po pranon mesazhe kërcënuese nga numra të ndryshëm
-
Pengoi zyrtarët policorë gjatë detyrës, shoqërohet në polici shtetasi serb
-
Policia paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese në emër të institucioneve të Kosovës