Një burrë është shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut, pasi dyshohet se është prezantuar në mënyrë të rreme si person zyrtar.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të dielën, kur një njësi policore ka hasur një të dyshuar mashkull kosovar të veshur me pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës.
Pas ndalimit dhe intervistimit të tij, policia ka konfiskuar tri veshje të Policisë së Kosovës që posedoheshin nga i dyshuari.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet si “Prezantim i rremë si person zyrtar”.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicën e Veriut
-
Pengoi zyrtarët policorë gjatë detyrës, shoqërohet në polici shtetasi serb
-
Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar
-
Dyshohet se tre persona në Mitrovicë të Veriut deklaruan rrejshëm për një tentim-vrasje të 2013-ës
-
Zhduket një grua në Mitrovicë