Është arrestuar personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë para dy ditësh, ku mbetën të lënduar katër persona.
I dyshuari pati ikur nga vendi i ngjarjes, ku me automjet ka goditur dy vetura.
“Si rezultat i veprimeve policore, është arritur që të identifikohet dhe të lokalizohet shoferi, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin. Ndaj tij janë ndërmarrë masat ligjore konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin policor.
Policia tutje ka bërë thirrje për respektim të rregullave të trafikut me qëllim të parandalimit të aksidenteve.
Artikuj të ngjashëm
-
Plagoset një person në Prishtinë, dy të dyshuar në arrati
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Pesë të lënduar nga një aksident në Besi të Prishtinës
-
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksident në Prizren, një person përfundon në spital
-
Vetura humb drejtimin, del nga rruga dhe i godet tetë vetura të parkuara