Dy persona janë arrestuar për lëndim të lehtë trupor në Komoran.
Policia njoftoi se të dyshuarit në gjendje të dehur ia kanë bllokuar rrugën me veturë një personi dhe e kanë sulmuar. Pasi e kanë sulmuar ia kanë marrë automjetin.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në gjendje të dehur, me veturën e tyre, i kanë zënë-bllokuar rrugën viktimës mashkull kosovar i cili ishte me automjet dhe pasi e kanë sulmuar fizikisht, i kanë marrë automjetin. Sipas ankuesit, të dyshuarit kishin një mjet të mprehtë-thikë dhe një armë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
I dehur sulmon policin brenda stacionit policor, dërgohet në mbajtje i dyshuari
-
Goditi me veturë automjetin zyrtar të Policisë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
-
Dy të arrestuar për sulm me thikë ndaj katër personave
-
Arrestohen dy persona në Klinë, sulmuan dy zyrtarë policorë
-
Dy të arrestuar në dy raste të ndara në Rahovec, një sulmon policinë e tjetri shtie me AK-47