Kronikë

I arratisuri nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë arrestohet dhe dërgohet në Dubravë

Foto: Ilustrim

Është arrestuar i burgosuri i cili më 26 shtator të vitit të kaluar ishte larguar nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot gjatë ditës, i burgosuri, V.K, i cili më 26.09.2019 ishte larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicë (Institucion i tipit të hapur), është arrestuar nga policia”, ka njoftuar përmes një komunikate SHKK.

I burgosuri ishte i dënuar me një vit e dy muaj burgim për veprën penale; Vjedhje Pylli.

I njëjti pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese Dubravë për të vazhduar mbajtjen e dënimit.

“Sipas Planit Operativ “Coronavirus”, i njëjti fillimisht do t`i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, pastaj fazës katërmbëdhjetë ditore të karantimit, për të vazhduar tutje me vendosjen e rregullt”, thuhet tutje në komunikatë.