Kronikë

Dorëzohet i ikur nga burgu i Dubravës

Prishtinë, 11 shkurt - Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se sot rreth orës 10:00, pas letër - rreshtimit të lëshuar nga SHKK, për të larguarin nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Q. K Dubravë, M.K, Policia e Kosovës e ka arrestuar këtë person.

M.K më datën 09.02.2020 ishte larguar nga Pavijoni Gjysme i Hapur i Q. K Dubravë, ku po mbante dënimin për veprën penale, sulm ndaj personit zyrtarë.

Ai pas arrestimit nga Policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q. K Dubravë për të vazhduar mbetjen e dënimit, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.