Një person është arratisur nga pavijoni gjysmë i hapur i Qendrës Korrektuese në Dubravë.
Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Sipas njoftimit, i burgosurit H.T është larguar nga Dubrava mbrëmë rreth orës 23:00.
“H.T , ishte i dënuar me një vit burgim për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Për rastin është njoftuar edhe policia”, thuhet në njoftim.