Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur në qeli një i burgosur në Dubravë

Qendra Korrektuese Dubrave

Një i burgosur është gjetur i vdekur të enjten në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, rasti ka ndodhur në Pavijonin D, ku janë të vendosur personat me nevoja të veçanta.

“Zyrtarët korrektues kanë hasur në një rast të vetëvarjes së të burgosurit me inicialet K.N. dhe kanë reaguar menjëherë së bashku me personelin mjekësor, duke i ofruar ndihmën e parë dhe duke e transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Pejë”, thuhet në njoftim.