Një i burgosur ka vdekur në Spitalin e Pejës, kanë bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve.
Siç thuhet në një njoftim në Facebook, T.Zh. për shumë vite me radhë ishte trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Gjatë gjithë kohës, i burgosuri është trajtuar në kuadër të SHSKUK-së me mbi 100 vizita dhe hospitalizime që nga viti 2021. Si rrjedhojë, edhe gjatë qëndrimit në burg, pothuajse tërë kohën ka qenë i trajtuar në stacionarin e burgut. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, SHKK kishte bërë kërkesë edhe për pezullimin e dënimit të tij për çka ishte refuzuar nga gjykata”, thuhet në njoftim.
Njoftohet po ashtu se organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
-
Vdiq një person në Pejë
-
Vdiq një i burgosur derisa po trajtohej në Klinikën Infektive
-
Gjendet i vdekur në qeli një i burgosur në Dubravë
-
Vdes një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë, u gjet i varur
-
Vdiq një fëmijë në Spitalin e Pejës, Policia e cilëson rastin si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”