Një i burgosur, i dënuar për dy raste dhunimi, është gjetur i vdekur në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë njoftuar se E.G. është gjetur i varur në dhomën e tij, me puls të dobësuar.
“Menjëherë ka reaguar stafi korrektues, ekipi mjekësor i institucionit si dhe emergjenca e qytetit. Pavarësisht përpjekjeve për ofrimin e ndihmës mjekësore, i burgosuri nuk ka arritur të rikthehet në jetë. I ndjeri ishte i dënuar për dy vepra penale të dhunimit. Ai ishte pranuar në institucion më 15.08.2024, ndërsa lirimi i tij ishte paraparë më 01.03.2048”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent.
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë iniciuar procedurat hetimore dhe administrative për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
-
Gjendet i vdekur në qeli një i burgosur në Dubravë
-
Vdiq një i burgosur në Spitalin e Pejës
-
Vdiq një i paraburgosur në Prishtinë
-
Iu keqësua gjendja në Aeroportin e Prishtinës e vdiq në QKUK, policia po e heton rastin
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e një në Mitrovicë të Veriut