Kronikë

Vdiq një i paraburgosur në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një i paraburgosur ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, pas marrjes së informatës, stafi korrektues dhe ai mjekësor kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa edhe ekipi i Emergjencës së Qytetit ka vazhduar me reanimim, por nuk ka pasur rezultat.

“Aktualisht, ekipi i Emergjencës dhe mjekja e burgut, në bashkëpunim me organet kompetente të mjekësisë ligjore dhe hetuesisë, janë duke zhvilluar procedurat e nevojshme. Autoritetet përkatëse janë duke hetuar rrethanat e humbjes së jetës, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë”, thuhet në njoftim.