Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbrëmë iku nga burgu i Dubravës, sot u arrestua

Foto: Koha

Një person është arratisur nga pavijoni gjysmë i hapur i Qendrës Korrektuese në Dubravë, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sipas njoftimit, i burgosuri H. T. është larguar nga Dubrava mbrëmë rreth orës 23:00, raporton KOHA.

“H. T. ishte i dënuar me një vit burgim për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Megjithatë, ai është arrestuar gjatë ditës. Një gjë të tillë ia ka bërë të ditur KOHËS drejtori i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi.

Në orën 14:35, i arrestuari është dërguar sërish në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku fillimisht do të qëndrojë për 14 ditë në karantinë. 

"Sipas Planit Operativ 'Corona Virus', i njëjti fillimisht do t`i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, pastaj fazës 14-ditore të karantinimit, për të vazhduar tutje me vendosjen e rregullt', thuhet në njoftimin e SHKK-së.