Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Hyri me veturë në sheshin e qytetit, arrestohet një person në Pejë

Një person është arrestuar gjatë pasdites të së martës në Pejë, pasi dyshohet se ka hyrë me veturë në sheshin e qytetit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar për kryerjen e veprës penale “Rrezikim i trafikut publik”.

“Një person kishte hy me veturë në qendër të qytetit dhe po rrezikon qytetarët, edhe pse me shenjë trafiku është e ndaluar qarkullimi i automjeteve. Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet kompetente të Stacionit Policor në Pejë, personi i dyshuar ishte vënë nën kontrolle nga një zyrtar policor, i cili ishte jashtë orarit zyrtar”, ka thënë Gashi.

Ndaj të dyshuarit është shqiptuar gjobë kundërvajtëse për mosposedim të patentë shoferit, ndërsa për shmangie të tarifave të detyrueshme doganore, vetura është dërguar në terminalin doganor.

Me urdhër të prokurorit shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.