Një 65-vjeçar ka humbur jetën të dielën në një aksident trafiku në fshatin Mirosalë të Ferizajt.
Policia e Kosovës ka njoftuar për KOHËN se viktima me inicialet S.B., kishte goditur shtyllën elektrike në lagjen “Cakaj”, rreth orës 12:15, derisa po lëvizte me veturën e tipit Golf.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit, ku kanë gjetur personin në veturë.
Vdekja e tij është konstatuar në Emergjencën e Ferizajt.
“Gjithashtu, pas raportimeve për dëmtimin e shtyllës dhe rrëzimin e telave në tokë, është njoftuar edhe KEDS. Rreth orës 12:37, mjeku kujdestar nga emergjenca e Ferizajt ka konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është S. B, rreth 65 vjeç. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Për informata shtesë, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin policor.