Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Muhovc të Ferizajt.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 16:30.
“Sipas informatave fillestare, në aksident është përfshirë një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy persona. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa njësitet e trafikut kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar rrethanat e aksidentit.
Artikuj të ngjashëm