Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gruaja në Vushtrri sulmohet fizikisht nga burri dhe vjehrri

Policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në Vushtrri ka raportuar në polici bashkëshortin dhe vjehrrin për dhunë në familje.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima është sulmuar fizikisht dhe të njëjtës i është ofruar mbrojtje nga gjykata.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.