Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në 24-orët e fundit sipas raportit të Policisë së Kosovës. Njëri rast në Vushtrri ndërsa tjetri në Mitrovicë të Jugut. Në Vushtrri dyshohet se një burrë e sulmoi një grua por i njëjti gjendet në kërkim nga Policia e Kosovës, derisa dy të tjerë u intervistuan në Mitrovicë të Jugut nga policia po ashtu për dhunë ndaj një gruaje.
Në raportin e Policisë së Kosovës të mërkurën u raportua një rast i dhunës në familje në Vushtrri. Sipas njoftimit ai është në kërkim policor.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, kurse i dyshuari gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë për rastin në Vushtrri.
Ndërkohë dy të dyshuarit në Mitrovicë të Jugut të intervistuar për dhunë ndaj një gruaje, sipas raportit të Policisë së Kosovës, u liruan në procedurë të rregullt.
“Raportohet se të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
-
Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orë, në gjashtë prej tyre viktimat janë gra
-
E sulmoi gruan dhe e largoi nga shtëpia, arrestohet burri në Vushtrri
-
Tri raste të dhunës ndaj grave për 24 orë në Kosovë
-
Arrestohet një i dyshuar në Vushtrri për dhunë
-
Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, pesë të arrestuar