Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, që tentoi të kryente një grabitje në një lokal afarist.
Autoritetet bënë të ditur të martën se i dyshuari kishte grabitur një sasi të konsiderueshme të hollash, por që punonjësit kanë ndërhyrë, duke e ndaluar.
“Njësitet e shumta patrulluese policore kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe e kanë arrestuar të dyshuarin. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri (revole) e modelit ‘broëing belgium’, me katër copë fishekë”, thuhet në njoftim.
I njëjti dyshohet se ishte përfshirë në një rast grabitjeje më 16 nëntor, në një pikë karburanti në rrethinën e Gjilanit.
“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e ndalimit për 48 orë, gjersa hetimet rreth rasteve të cekura më lartë po kryhen nga Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale në Gjilan”, thuhet tutje.
-
Arrestohet një 19-vjeçar për tentim grabitje në Gjilan, i sekuestrohet arma
-
Arrestohet 49-vjeçari, dyshohet se grabiti një pikë të derivateve në Gjilan
-
Gjilan, grabitje e armatosur në një market
-
Grabitje e armatosur në Gjilan, punonjësit e marketit ndalojnë të dyshuarin
-
Arrestohet 26-vjeçari, i dyshuar për grabitje në tentativë