Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet 26-vjeçari, i dyshuar për grabitje në tentativë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar 26-vjeçarin E.A., i dyshuar për veprën penale “grabitje në tentativë”.

“Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme se i njëjti me datën 13.11.2022 ka tentuar që kryej një grabitje në një lokal afarist në qytetin e Gjilanit. I njëjti pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në lidhje me rrethanat e rastit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë. Sipas njoftimit të Policisë rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Artikuj të ngjashëm