Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person për grabitje në tentativë në Ferizaj

Policia ka arrestuar një person të moshës 34-vjeçare në Ferizaj të premten. Ai dyshohet se ishte duke kryer një grabitje.

Sipas njoftimit, Policia rreth orës 11:50 ka pranuar një informacion nga qytetarët se përballë një lokali afarist në rrugën "Vëllezrit Gërvalla" në Ferizaj është një rast i grabitjes në proces.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në lidhje me këtë, Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes.

“Policia ka arritur që ta arrestojë në flagrancë të dyshuarin me inicialet K.B i moshës 34-vjeçare, i cili po mbante nën kërcënim me thikë viktimën me inicialet V.S i moshës 34-vjeçare, për t'ia grabitur një shumë të caktuar të parave”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.