Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar në flagrancë E.D., shtetas i Shqipërisë, i cili po kryente vjedhje në një lokal në Ferizaj në orët e para të së shtunës. Më herët gjatë natës, ai dyshohet se kishte kryer vjedhje edhe në katër lokale të tjera. Ndërsa po dyshohet edhe për raste të mëhershme.
Sipas njoftimit, Policia kishte marrë informatë në orën 03:55 se në rrugën “Gjon Serreqi” në një lokal një person kishte depërtuar me forcë dhe ishte në proces të vjedhjes.
“Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të rrugës ‘Gjon Serreqi’ dhe kanë arritur që ta rrethojnë zonën dhe lokalin, ndërsa në flagrancë kanë arrestuar të dyshuarin E.D, mashkull, shtetas i Shqipërisë, i moshës 28 vjeçar dhe e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Në orën 09:00, disa qytetarë kanë raportuar edhe katër raste të “vjedhjeve të rënda” në lokale, të cilat dyshohet se i ka kryer 28-vjeçari në rrugët "Enver Topalli", "12 Qershori" dhe "Gjon Serreqi".
Ai po dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në disa raste të tjera të “vjedhjeve të rënda” në Ferizaj.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë.
-
Arrestohen 3 persona në Ferizaj, një për vjedhje e dy sepse penguan policët në arrestimin e tij
-
Arrestohet një shtetas i Kosovës në Ulqin, dyshohet për vjedhje në plazhe
-
Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim
-
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shtatë vjedhje në lokale afariste
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për 14 raste të vjedhjeve