Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjilan, grabitje e armatosur në një market

Grabitje

Foto: Ilustrim

Është arrestuar një person i dyshuar se ka grabitur një market në Gjilan.

Policia ka bërë të ditur se në mbrëmjen e të martës ka marrë një raportim nga punonjësja e një marketi, për rastin e grabitjes. Ajo ka treguar se një i dyshuar nën kërcënimin e armës ia ka marrë kasën me të holla, në të cilën kishte 150-200 euro.

Policia ka njoftuar se i dyshuarim Z.Sh. (1982) është dërguar në mbajtje.

“Gjilan 20.12.2022 – 22:54. Viktima femër kosovare punëtore e një marketi ka raportuar se një i dyshuar mashkull nën kanosjen e armës ka marrë kasën me të holla në të cilën kanë qenë rreth 150-200 € dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Pas një pune hetimore nga ekipet policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë një rast grabitjeje ka ndodhur edhe në Ferizaj të martën mbrëma. Një gruaje i është grabitur çanta në të cilën kishte edhe çelësat e marketit.