Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka arrestuar një 32-vjeçare në Fushë-Kosovë.
Ajo dyshohet për veprën penale grabitje.
“Dje nga njësitet policore të stacionit Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë me datën 11.03.2025, në një market, ku punëtores së marketit nën kërcënimin e armës së ftohtë, thikë, i janë marrë një shumë e parave”, thuhet në njoftimin e Policisë.
E dyshuara me vendim prokurorit të shtetit thuhet se është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Grabitje e armatosur në Fushë-Kosovë
-
Dy raste të grabitjes në Kosovë në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Grabiten një market dhe një pikë derivatesh në Prishtinë
-
Arrestohet për vjedhje një algjerian në Prishtinë, u kap duke e kërcënuar punonjësen e marketit
-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje