Është kryer një grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar të premten në Mitrovicë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i dyshuar, nën kërcënim të armës ka arritur të marrë një shumë të parave dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
“Sot, me datë 18.11.2022 në ora 11:555, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në një institucion mikrofinanciar në rrugën 'Mbretëresha Teutë' në Mitrovicë është kryer një grabitje. Njësitë e policisë janë aktivizuar menjëherë për kërkimin e personit i cili është përshkruar nga punonjësit e institucionit ku është kryer grabitja. Sipas informatave, dyshohet se nën kërcënimin e armës personi i dyshuar ka grabitur një shumë të parave nga institucioni në fjalë dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.
Policia është vënë në ndjekje të personit të dyshuar për grabitjen.
-
Nën kërcënimin e një arme lodër, grabitet institucioni mikrofinanciar në Mitrovicë
-
Tentim grabitje në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë
-
Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë
-
Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit
-
Një person i armatosur e me maskë grabit një institucion mikrofinanciar në Prishtinë