Një tentim grabitje ka ndodhur të martën në Prishtinë në rrugën “Agim Ramadani”, në një institucion mikrofinanciar.
Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se autoritetet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Ende s'ka të arrestuar.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një rast tentim grabitje që ka ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, saktësisht në një institucion mikrofinanciar. Në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policorë janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë
-
Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit
-
Një person i armatosur e me maskë grabit një institucion mikrofinanciar në Prishtinë
-
Grabiten një market dhe një pikë derivatesh në Prishtinë
-
Një person sulmohet dhe grabitet nga i panjohuri në Prishtinë