Kronikë

Grabitet një xhami, 15 palë këpucë në mesin e gjërave të vjedhura

xhami

Është raportuar vjedhje e rëndë në një xhami në Ferizaj të premten. 

Sipas ankuesit, janë vjedhur zmadhueset e zërit, 15 palë këpucë, dokumente e sistemi i pompave termike. 

Policia ka nisur hetimin për rastin. 

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të pa njohur nga xhamia kanë vjedhur zmadhuese të zërit, 15 palë këpucë, disa dokumente dhe sistemin e pompave termike. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.