Dy raste vjedhjesh janë raportuar në objekte fetare në komunat e Fushë-Kosovës dhe Ferizajt, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë dhe kanë marrë para e pajisje të ndryshme.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë të dielën, në Fushë-Kosovë, persona të panjohur kanë hyrë me forcë përmes një dritareje në zyrën e një xhamie dhe kanë vjedhur 130 euro para të metalta dhe dy orë dore.
Një rast tjetër është raportuar në Ferizaj, ku hajnat kanë depërtuar në xhaminë e madhe të qytetit dhe kanë marrë dy pompa termike dhe një stabilizator të gjeneratorit.
Policia ka thënë se rastet po hetohen.
Artikuj të ngjashëm
-
Grabitet një xhami, 15 palë këpucë në mesin e gjërave të vjedhura
-
Arrestohet personi që dyshohet se kreu vjedhje në xhaminë e fshatin Mirash
-
Vidhen 300 euro nga kasaforta e xhamisë në Kamenicë
-
Vjedhje në xhaminë e Pozheranit, hapën kasafortat dhe vodhën 20 euro
-
Vidhen stoli ari në vlerë 10 mijë euro në një shtëpi, arrestohet një i dyshuar