Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje në xhaminë e fshatit Mirash.
Policia ka njoftuar se vjedhja kishte ndodhur më 12 prill, ku ishte vjedhur arka e bamirësisë me një shumë të caktuar parash në të. Rasti ishte kapur nga kamerat e sigurisë, por i dyshuari kishte dëmtuar kamerat me qëllim të asgjësimit të provave.
J.H. 33-vjeçar është arrestuar të enjten. Ai është ndaluar për 48 orë.
“Pas veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave, më 16.04.2026, Njësia e Hetimeve në Ferizaj ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin J.H. (33 vjeç), i cili është shoqëruar në stacionin policor dhe në prani të avokatit mbrojtës, është intervistuar si i dyshuar, ku me autorizim të prokurorit të shtetit ka pranuar kryerjen e veprës penale. Gjithashtu, i dyshuari rezulton me urdhër-arrest aktiv nga Gjykata Themelore, dega në Lipjan. Me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
-
Vidhen xhamitë në Fushë-Kosovë dhe Ferizaj
-
Vidhen stoli ari në vlerë 10 mijë euro në një shtëpi, arrestohet një i dyshuar
-
Arrestohet një 19-vjeçar për tentim grabitje në Gjilan, i sekuestrohet arma
-
Arrestohet një 47-vjeçar në Obiliq për vjedhje
-
Arrestohet i dyshuari për kanosjen e të miturit me publikim të fotografive