Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vidhen 300 euro nga kasaforta e xhamisë në Kamenicë

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Një shumë prej 300 eurosh në monedha metali është vjedhur nga kasaforta e një xhamie në fshatin Shipashnicë e Poshtme në Kamenicë, në disa raste që po hetohen nga policia.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë,, ankuesi ka njoftuar se përmes kamerave të sigurisë ka vërejtur një person të panjohur duke hyrë në objektin e xhamisë, ku më pas me forcë ka thyer kasafortën dhe ka marrë paratë e gatshme. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë në zhvillim.

“Me 06.04.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se përmes kamerave, ka vërejtur një person që kishte hyrë në objektin e xhamisë dhe me forcë e ka thyer kasafortën ku nga aty ka vjedhur 300€ kesh para (monedha metali)”, thuhet në njoftim.

Rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

Ndërkohë, një rast i ngjashëm është raportuar edhe në fshatin Topanicë. 

Imami i xhamisë ka deklaruar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objekt dhe kanë dëmtuar kasafortën, por nuk kanë arritur të marrin asgjë nga brenda saj. 

Edhe për këtë rast autoritetet kanë nisur procedurat hetimore.

Po ashtu, në fshatin Rogoqicë është raportuar një tjetër tentativë vjedhjeje. 

Sipas imamit të xhamisë, një person i dyshuar është parë përmes kamerave duke hyrë në objekt dhe duke tentuar të thyejë kasafortën me mjete të forta, por pa arritur ta hapë atë. 

Kasaforta është dëmtuar, ndërsa rasti mbetet nën hetim.