Kronikë

Vjedhje në xhaminë e Pozheranit, hapën kasafortat dhe vodhën 20 euro

Xhamia në Remnik

Ilustrim

Një rast i vjedhjes është raportuar mbrëmjen e së dielës në xhaminë e fshatit Pozheran. 

Sipas Policisë, ankuesi, imam i xhamisë, ka njoftuar se persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar brenda objektit fetar.

Të dyshuarit raportohet se kanë hapur me forcë dy kasaforta metalike që ndodheshin në xhami, nga të cilat kanë marrë rreth 20 euro para të gatshme. 

Ndërkohë, nuk raportohet për dëme tjera materiale.

Rasti thuhet se ka ndodhur të dielën rreth orës 22:00.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitë kompetente.