Një shtëpi është vjedhur mbrëmjen e së enjten në Ferizaj. Persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi duke e thyer xhamin dhe kanë vjedhur stoli ari e pajisjen e kamerave të sigurisë.
Policia ka arritur ta arrestojë një të dyshuar, A.Xh., 25 vjeç.
“Njësitë e hetimeve rajonale dhe forenzikës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga ekzaminimet fillestare është dyshuar se personi/na të panjohur kishin depërtuar në shtëpinë e viktimës përmes thyerjes së xhamit të dritares së pasme, duke vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10.000 euro, si dhe pajisjen DVR të kamerave të sigurisë”, njoftoi PK.
Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit janë gjetur mjete të dyshimta, përfshirë një shpues elektrik dhe një palë këpucë, të cilat përputhen me gjurmët e lëna dhe pamjet nga kamerat e sigurisë nga kryesi i veprës.
I dyshuari kishte tentuar të largohej, por pas një ndjekjeje është arrestuar nga hetuesit policorë.
“Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti është sekuestruar për procedura të mëtejshme hetimore”, njoftoi tutje Policia.
-
Vodhi ari në vlerë 168,000 euro në Prizren, arrestohet
-
Arrestohet personi që dyshohet se kreu vjedhje në xhaminë e fshatin Mirash
-
Ndalohet i dyshuari për vjedhjen e 9 kilogramëve ari, në banesë iu gjet një diamant
-
Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë, dyshohet për të paktën 12 të tjera
-
Dyshohet për vjedhje të stolive të arit dhe parave nga një veturë në Gjakovë