Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ndaluar një person me inicialet XH.V., për një periudhë prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Në njoftim thuhet se sipas dyshimeve fillestare, në argjendarinë “G…..”, janë vjedhur rreth 9 kilogramë ari, në vlerë prej 1.000.000.00 (një milionë) euro.
Gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një (1) armë pa leje, si dhe një (1) diamant.
“Po ashtu, ndaj pasurisë së të pandehurit, përkatësisht një veturë të tipit BMË X6 dhe një banesë në lagjen Tophane, në vlerë rreth 110.000 euro, do të lëshohet urdhër i përkohshëm ndalimi, si dhe do të parashtrohen kërkesa për urdhër ndalues përfundimtar lidhur me pasurinë e sekuestruar”, thuhet në njoftim.
Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë në gjykatën kompetente kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.
-
Sekuestrohen rreth 8 kilogramë ari dhe argjendi në Prizren, vlera mbi 460 mijë euro
-
Shtatë vjet burgim autorit të vjedhjes së rreth 3 kg ari në Prizren
-
Arrestohen gjashtë të dyshuar për vjedhje të rëndë në Gjilan
-
Sekuestrohen rreth 100 mijë euro që dyshohet se u përfituan nga krimet kibernetike
-
Prokuroria e Pejës për tre muaj sekuestroi 20 vetura dhe rreth 50 kilogramë ari