Kronikë

Grabitet një market në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e të shtunës është grabitur një market në Prishtinë.

Punonjësja e marketit ka treguar se një person i panjohur e ka sulmuar atë dhe nën kërcënim të armës nga kasa ia ka grabitur një shumë parash dhe është larguar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku i është ofruar tretman mjekësor viktimës. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.