Policia në Shqipëri ka goditur një grup të strukturuar kriminal, me pjesëtarë shtetas nga Shqipëria dhe Kosova, që falsifikonte dokumente me qëllim shitjen.
Gjashtë persona janë arrestuar e janë sekuestruar 15 dokumente të dyshimta, shtatë telefona dhe një motomjet.
“Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, K. G., 57 vjeç, banues në Prizren, dhe G. L., 28 vjeç, banues në Kaçanik. Gjithashtu, u ndaluan me iniciativë shtetasit K. D., 56 vjeç, L. B., 58 vjeç dhe E. D., 20 vjeçe, të tre banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Nga hetimi ka rezultuar se këta shtetas, të organizuar si grup, falsifikonin dokumente të ndryshme, me qëllim shitjen shtetasve që synonin të lëviznin ilegalisht drejt shteteve që kërkojnë viza.
Dokumentet e sekuestruara:
- 3 pasaporta dhe 3 karta identiteti amerikane;
- 2 pasaporta, 2 karta identiteti dhe 1 leje drejtimi italiane,
- 1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi angleze;
- 1 leje drejtimi rumune;
- 1 kartë identiteti shqiptare.
- VIDEO:
-
Arrestohet në Prishtinë i dënuari për vrasje në Shqipëri, zbulohet se përdorte 5 identitete
-
Arrestohen tre të dyshuar, me dokumente të falsifikuar tentuan të shisnin pronë mbi 1.55 milion euro
-
Tre të arrestuar, dyshohet se falsifikonin dokumente evropiane për të kërkuarit ndërkombëtarisht
-
Tentuan të shesin parcela me dokumente të falsifikuara, tre të arrestuar në veri
-
Nëntë të arrestuar në aksionin e Prokurorisë për mashtrim me tatime dhe derivate