Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë i cili në një parking ka goditur me veturë trë persona.
Rasti thuhet se ka ndodhur të dielën në rrugën Pejë Prishtinë.
“Raportohet se në një parking, një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur tre këmbësor që ishin afër një autobusi të parkuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona meshkuj”, thuhet në raportin 24-oërsh të Policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Goditen dy këmbësorë nga veturat në Prishtinë
-
Me veturë goditi disa persona në një park në Viti, arrestohet për vrasje në tentativë
-
Arrestohet në Pejë personi që sulmoi shoferët pas aksidentit në Prishtinë
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Goditen dy këmbësorë në Fushë-Kosovë