Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në mbrëmje Vitit ka arrestuar një të dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë.
Sipas Policisë ai ka goditur me veturën e tij disa persona që po qëndronin në një park.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se pesë persona kanë pësuar lëndime.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se me veturën e tij i ka goditur disa persona që ishin duke qëndruar në një park. Pesë persona kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.
-
Nuk iu mbijetoi plagëve, vdiq një person në Viti që u godit me veturë në një park
-
Goditi me veturë automjetin zyrtar të Policisë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
-
Dy persona arrestohen për tentim-vrasjeje në Prishtinë
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Goditi motoçikletën me veturë, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Klinë